Sot mot i ngrohtë dhe me diell, priten shira pas mesditës

Sipas MeteoAlb: Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë; dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë; shirat do të jenë në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.