Sot dita më ‘përvëluese’ e javës, temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Sipas MeteoAlb: Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 42°C.