Sot dita më e nxehtë e muajit, sa do shënojë Termometri?

Sot është dita më e nxehtë e muajit Qershor. Të paktën këtë kanë thënë sinoptikanët, të cilët kanë paralajmëruar qytetarët që të tregohen tepër të kujdesshëm dhe të evitojnë daljet e panevojshme në rrugët më diell.

Instituti i Gjeoshkencave ndërkohë bën me dije se temperatura maksimale sot do të shënojë 41 gradë Celsius në vendet e ulëta.

Qarku i Fierit pritet të përballet me temperatura tepër të larta. Gjithashtu edhe zona të tilla si në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, në Berat dhe në Vlorë.

Qytetarët këshillohen që të evitojnë orët e pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar dhe në ambiente me temperatura të freskëta.