Sot 7 Marsi, festa e mësuesve

7 marsi, Dita e Mësuesit sot festohet në të gjitha shkollat e vendit.

Kjo ditë shoqërohet me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit, për punën që ata kryejnë çdo ditë në edukimin dhe formimin e brezit të ri.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar 7 Marsin me një video të fëmijëve nga shkolla të ndryshme të vendit, përfshirë edhe ata fëmijë më aftësi të veçanta.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe u hap 136 vite më parë në qytetin e Korçës, një ngjarje me rëndësi historike për popullin e kombin shqiptar.

*Tibo News