
Mezzosopranoia Etleva Shemai në një rrëfim pë suksesin e saj në Shqipëri dhe botë
Pasi studioi për kanto në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitin 1990, Etleva SHemai u bë fituese e çmimit të parë në Konkursin Ndërkombëtar të Zërit në Mantova të Italisë. Prej vitit 2014 ajo ka interpretuar si soliste me orkestra të njohura në skenat më të rëndësishme të koncerteve në Gjermani. Ajo ri kthehet pas kaq vitesh në Shqipëri së bashku me djalin e saj i cili ka origjinë gjermane por e do shumë Shqipërinë, Arbër Shemai.
Etleva tregon për momentet e saj më të rëndësishme në të gjithë botën si soprano edhe vështirësitë që ka hasur në të gjithë rrugëtimin e saj, të cilat kanë qenë të pranishme, por ajo ka ditur t’ia dalë më së miri për të qenë e suksesshme.
“Nice to meet you Albenien”, një libër unik dhe një dritare për të njohur Shqipërinë në Gjermani vjen si punë e sopranos së mirënjohur, Etleva Shemai. Ky është një bashkëpunim mes dy ambasadave për të nxjerrë në pah rëndësinë e vendit tonë. Krijohet vetëm njëherë dhe në pamje të parë të librit është e vendosur Etleva Shemai, për të treguar edhe potencialin artistik që Shqipëria ka.