
Sony marrëveshje $3.6 miliardë me Bungie
Sony po blen Bungie, studion e videolojërave që krijoi ekskluzivitete të suksesshme si “Halo” dhe “Destiny”, në një marrëveshje prej 3.6 miliardë dollarësh që centralizon më tej industrinë e lojërave.
Në një postim në faqen e tyre, Sony tha se blerja do të ndihmonte platformën e saj PlayStation të realizonte përpjekjet për të zhvilluar videolojra për shërbime të përditshmërisë.
“Ky është një hap strategjik drejt vazhdimit të evoluimit të përvojave të lojërave që ne ndërtojmë. Ekspertiza e Bungie në ofrimin e një qasje ndryshe dhe angazhimi afatgjatë i komunitetit është jashtëzakonisht bindës dhe do të mbështesë zhvillimin e disa titujve të ardhshëm të shërbimeve të drejtpërdrejta nga PlayStation Studios.”
Nga ana tjetër Bungie, në njoftimin e saj, tha se mbetet e përkushtuar ndaj vizionit dhe pavarësisë së saj krijuese.
“Ne akoma e drejtojmë fatin tonë. Do të vazhdojmë të publikojmë në mënyrë të pavarur dhe të zhvillojmë në mënyrë krijuese lojërat tona. Ne do të vazhdojmë të drejtojmë një komunitet të unifikuar Bungie. Lojërat tona do të vazhdojnë të jenë aty ku është komuniteti ynë, kudo që ata zgjedhin të luajnë.”
Marrëveshja vjen më pak se dy javë pasi Microsoft njoftoi se po blente një tjetër gjigant në industri, Activision Blizzard, i cili kontrollon pronat e njohura si “Call of Duty” apo “World of Warcraft”. Kompania gjithashtu është përfshirë në një krizë për zgjedhjet e lidershipit dhe kulturën e vendit të punës.