Soni Malaj për Dua Lipën: “Do këngë tjetër t’ia falim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar, ka folur për jetën dhe karrierën e saj.

Gjithashtu ajo ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997. Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”.

Mes dy këngëve kishte një ngjashmëri të madhe nga ku shkaktoi një valë me komente në internet duke pyetur nëse kënga ishte e kopjuar dhe nëse ishin marrë të drejtat ligjore.

“Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”, përgjigjet artistja shqiptare pyetjes nëse Dua e ka paguar për këtë këngë.