
Sondazh/ E keni vendosur se për kë do të votoni më 14 maj? Befasojnë qytetarët
Me anë të një sondazhi të realizuar nga Tibo News qytetarët janë pyetur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, nëse e kanë vendosur se për kë do të votojnë. 45.76% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se nuk do të votojnë fare në këto zgjedhje një shifër e cila duket mjaft shqetësuese.
27.12% e qytetarëve janë shprehur se nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë.
Gjithashtu 27.12% e qytetarëve janë shprehur se janë të vendosur se për kë do të votojnë këtë të dielë.
TiboNews*