Sokol Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja

Sulmuesi kuqezi nuk ishte në listën e publikuar nga Sylvinho për Euro 2024.

Vetë lojtari në rrjetet sociale ka njoftuar me një postim:

“Fundi i një rrugëtimi

Rrugëtimet janë të bukura, me uljet dhe ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë si duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”.