
Sociologët shqiptarë: Të rinjtë po harrojnë fjalët e mirësjelljes
“Mirëdita”, “Më fal”, “Të Lutem” apo “Mirupafshim” janë vetëm disa prej fjalëve që përdoren në përditshmëri, por sipas sociologëve shqiptarët, veçanërisht të rinjtë po i kursejnë gjithnjë e më shumë edhe këto fjalë.
Ndikim të konsiderueshëm në mungesën e mirësjelljes së brezit të ri kanë edhe rrjetet sociale që po i shkëpusin edhe nga normat bazë.
Nga ana tjetër me të huajt, shqiptarët ndërveprojnë krejtësisht ndryshe dhe janë shumë më të sjellshëm theksojne sociologët.
13 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes, një iniciativë që u themelua në Japoni në vitin 1988.