
Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua
Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bërë presidentja e parë grua e këtij vendi. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar.
Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.