Skenat në filma që nuk bëjnë sens në jetën reale

Të gjithë i duam filmat, ndërsa zhanri është sipas preferencave. Por e keni vënë re që shumë prej skenave nëpër filma janë disi qesharake dhe që nuk  bëjnë sens në jetën reale? Quora ka përmbledhur disa prej fotove të shkëputura nga filmat, ndër to më të ndjekurit e vitit, dhe shpjegimin se ku ‘skena’ ka dështuar.

-Në filmat aksion, ndjekje me mjete me shpejtësi të lartë

Në një ndjekje me makina ose automjete të tjera, i ndjekuri dhe ndjekësi qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë ndjekjes në shumicën e filmave. Në realitet, ka shumë të ngjarë që njëri nga të dy të jetë më i shpejtë dhe hendeku të rritet, duke rezultuar që ai që ndiqet të jetë jashtë syve dhe të arratiset. Ose ndjekësi e kap shpejt. Ajo skenë e filmave nuk do ndodhë kurrë në jetën reale, dhe as nuk mund të ndodhë.

Skenat e filmave ku një makinë po ndjek një motoçikletë janë më gazmoret. Në realitet, asnjë makinë nuk do të ishte në gjendje të ndiqte nga pas një motoçikletë në një mjedis urban ose autostradë të ngarkuar. Ju do t’i humbisni ato nga shikimi brenda sekondave dhe jo më minutave.

-Kur shfaqet nga askundi, duke drejtuar armën drejt heroit.

Protagonisti është i papërgatitur, i paarmatosur dhe i pafuqishëm. Ai është i pafuqishëm përballë armës së kriminellit. Ai nuk ka si të mbrohet. Më pas i afrohet, duke e mbajtur armën në kokë. Në mënyrë të pashmangshme, protagonisti bën një lëvizje dhe ja merr armën dhe e kthen drejt tij. Ç’Sakrificë! Sa janë shanset që kjo të ndodhë?  Në realitet kjo është lëvizja më idiote që mund të bëhet. madje dhe e rrezikshme.

Pra ju keni një armë në dorë. Ju e keni aftësinë për të gjuajtur. Ai përballë jush është i pafuqishëm edhe nëse jeni 10 metra larg. Nuk ka shanse. Ju jeni në komandë të plotë. A besoni sinqerisht se një vrasës profesionist nuk është në dijeni të kësaj? Apo ndoshta një polic? Apo ish-ushtar? Ose, më gjerësisht, dikush që i njeh armët e zjarrit me info elementare? Është vetëm një çështje e sensit të përbashkët. Mbajeni armën larg. Gjithçka është shumë e drejtpërdrejtë, por me sa duket jo aq për Hollywood-in.

 

-Të gërmosh për një varr

Ndodh kaq shpesh në filma- dikush vret dikë tjetër dhe në përpjekje për të fshehur trupin, ata thjesht dalin dhe gërmojnë rastësisht një varr të thellë, afërsisht aq të madh sa të vendosë një njeri me një lopatë brenda.

A kanë provuar ndonjëherë ndonjë nga këta shkrimtarë të hapin një gropë për varr? E dini se çfarë ndodh kur gërmoni në tokë? Do hasni copëza shkëmbi etj. Pra…Shumë shpejt do të zbuloni se lopata juaj do të jetë krejtësisht e pavlerë. Të paktën merrni një sëpatë, sepse ky është minimumi që ju nevojitet për të gërmuar një varr. Dhe edhe vetëm me sëpatë, ju merr orë e orë të tëra.

 

-Dylbitë

Dylbitë- regjisori dëshiron të përshkruajë një nga aktorët duke shfaqur një skenë me dylbi dhe dëshiron të përfshijë audiencën duke treguar atë që aktori sheh. Por në jetën reale, pamja me dylbi kthehet në një rreth, e jo një figurë si 8-ta. Çdo sy sheh një rreth individualisht që tregon afërsisht të njëjtën fushë shikimi dhe mendja juaj e bashkon atë në një imazh të vetëm, jo ndarazi. Kështu që maska dylbi përshtatet më mirë në një ekran me plan të gjerë. Kjo i tregon qartë audiencës se ata po shohin me dylbi.

 

-Si njerëzit porosisin pije në një lokal

Vetëm në filma dikush mund të ulet në një lokal dhe të porosisë një birrë përshembull pa pyetur banakieri: “Çfarë lloji?” Jo, ai thjesht hap një shishe në film, me sa duket sipas zgjedhjes së tij dhe e vendos para tyre. Asnjë pyetje e bërë. Banakierët e filmave duket se janë njerëzit më pak kurioz në planet.

 

*Tibo News