Skandali te Onkologjiku me pacientët me kancer, Koçiu: Ka nisur hetim administrativ

Skandali te Onkologjiku me pacientët me kancer, Koçiu: Ka nisur hetim administrativ!

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçoi foli për skandalin në Spitalin Onkologjik. Ministrja tha se përveç veprimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka nisur një hetim administrativ po në këtë qendër spitalore.

Hetimi administrativ që ne kemi nisur bashkë më strukturat e brendshme të Auditit dhe Antikorrupsionit do trajtojë çështjet e organizimit dhe punës në këtë shërbim.”

Ministrja tha se do të ketë edhe disa ndryshime ligjore për Urdhrin e Mjekut, ku përfshihen sanksione të forta.

“Është e papranueshme që mjeku ta trajtojë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës. Pikërisht për këtë fakt ne do sjellim në dimension tjetër figurën e mjekut dhe infermierit. Do kryhen ndryshime ligjore, amendime për ligjin për Urdhrin e Mjekut për të vendosur sanksione të forta, të cilat ndëshkojnë këdo, që krahas veprimeve të tjera, moralisht nuk kryen detyrën në mënyrën profesionale dhe me integritet.”

Ndërkaq, prokuroria e Tiranës, ka njoftuar masat e sigurisë për 7 mjekë specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Universitare Nënë Tereza.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë orientuar pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi.

Prokuroria ka dokumentuar disa raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për të kryer pacientët kimioterapi nga farmacitë.

Flakoni për kimion varionte nga 250 deri në 1500 euro.