
Skandali në Izrael, si policia përgjoi qytetarët?
Gazetarë dhe hetues kanë zbuluar se si spyware nga NSO Group, një firmë vëzhgimi me bazë në Izrael, ka marrë para ndaj qeverive autoritare për të hakeruar telefonët e qytetarëve.
Qeveria izraelite ka njoftuar se do të kërkojë hetime lidhur me pretendimet, pa një vendim gjykate. Sipas gazetarëve investigativë, policia izraelite përdori produktin kryesor të NSO, Pegasus për të nxjerrë informacione nga telefonat e aktivistëve vendas, politikanëve, biznesmenëve, nëpunësve civilë, kritikë dhe bashkëpunëtorë të ish kryeministrit Benjamin Netanyahut.
Calcalist ka publikuar edhe një listë me dhjetëra qytetarë telefonët e të cilëve është thënë se janë hakeruar.
Pretendimet kanë shkaktuar një vonesë në gjyqin e Netanyahut i cili akuzohet për korrupsion. Dyshohet gjithashtu se policia ka hakeruar ilegalisht telefonin e një dëshmitari kyç të gjyqit të ish kryeministrit.