Skandali i korrupsionit në PE, eurodeputetja greke edhe një muaj në paraburgim

Autoritetet belge vendosën të zgjasin edhe një muaj paraburgimin e eurodeputetes greke Eva Kaili dhe ish-zëvendës presidentes së PE-së, të mbajtur për një çështje lidhur me korrupsionin. Avokati kërkoi që ajo të lirohej me një pajisje elektronike gjurmuese por gjykata e refuzoi.

Sipas një njoftimi për shtyp të prokurorit federal të Brukselit, Kaili ka të drejtë të apelojë brenda 24 orëve dhe të kërkojë të lirohet sërish pas 15 ditësh me një pajisje gjurmuese.