
‘Skampa Elbasan’ bën bashkë sportistë nga e gjithë bota
Elbasani do të presë më datën 8 Tetor për herë të parë maratonën “Skampa Elbasan”.
Aktiviteti do të bëjë bashkë sportistë nga e gjithë bota ndërsa do të jetë gjithëpërfshirëse. Kjo maratonë pritet të kthehet në një traditë dhe do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit.
E diela është parashikuar edhe si një ditë pa makina ndaj këshillohen qytetarët që mos të përdorin automjetet.