‘S’jam ndjerrë kurrë më e bullizuar’. Britney Spears flet për dokumentarët për jetën e saj

Britney Spears ka folur për herë të parë për dokumentarët e realizuar për jetën e saj, si dhe ka akuzuar në tërësi vendin e saj SHBA-të se ka bërë një punë të mrekullueshme për ta poshtëruar atë.
Ylli amerikan i popit, 40 vjeç, u martua së fundmi me Sam Asghari, në një ceremoni ku të pranishëm ishin të famshëm si Paris Hilton, Selena Gomez dhe Madonna.
Megjithatë, Britney e cila më në fund u çlirua nga konservatori (babai) prej 13-vitesh tani i është drejtuar shtypit dhe gazetarëve, duke deklaruar se asnjë personazh tjetër i famshëm nuk do të kishte marrë të njëjtën vëmendje dhe goditje mediatike si ajo.

Këngëtarja shkroi një postim të gjatë në Instagram në përgjigje të një artikulli me titullin: “‘Are the Britney Spears documentaries exploiting her all over again?’ ”
“Ndjehem sikur Amerika ka bërë një punë të mrekullueshme për të më poshtëruar mua… Më kanë fotografuar në mënyrat më të shpifura’’.

Megjithatë, Britney deklaroi se zemërimi i saj nuk ishte për shkak të shitjes së turpshme të fotografive të ‘’shëmtuara” të saj, por sepse janë bërë speciale televizive për të pa lejen e saj.
“Kjo është Amerika për ju!! Nuk jam ndjerë kurrë më e ngacmuar në jetën time, në këtë vend, është çmenduri”.

Britney vazhdoi të pyeste nëse është ‘e ligjshme’ të bësh kaq shumë dokumentarë për një person dhe nëse është e vërtetë siç pretendohet: E gjitha u bë për të mirën time? Vërtetë?
Mamaja e dy fëmijëve shijoi muajin e mjaltit kohët e fundit me bashkëshortin Sam.

Sikur të mos mjaftonte historia me të drejtat ligjore për jetën e saj të kaluar në duar të babait, me pretendimet se këngëtarja nuk ishte e aftë mendërisht të menaxhonte jetën dhe financat e saj, në ditën e dasmës u shfaq ish bashkëshorti.

Teksa martohej me 28-vjeçarin Sam, ish-bashkëshorti Jason Alexander, me të cilin ajo ishte martuar për një kohë të shkurtër në vitin 2004, shkoi në dasmë për të shkatuar ‘rrëmujë’.
Ndërsa me Kevin Federline, 44 vjeç, Britney ka djemtë Sean Preston Federline, 16 dhe Jayden James Federline, 15 vjeç.

*Tibo News