Sizmologu qetëson shqiptarët: Tërmeti në Turqi nuk na prek

A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti fatal në Turqi? Sizmologu Edmond Dushi qetëson qytetarët duke thënë se lëkundjet shkatërrimtare të Turqisë, nuk përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për vendin tonë, që gjithashtu ka vuajtur pasojat e tërmeteve që kanë shkaktuar edhe viktima, më i fundit i nëntorit 2019.

Sizmologu shpjegon se Shqipëria nuk preket, pasi distanca e konsiderueshme dhe pozicioni tektonik i ndryshëm nuk e mundëson.

Megjithatë, ai shton se rajoni i Mesdheut është tepër aktiv dhe kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të tërmeteve nga të moderuar tek tërmete të forta.

Për Turqinë, sizmologu thekson se Turqia është një territor tektonik aktiv dhe ka tërmete kryesisht me magnitudë mbi 7.

Për të qetësuar, mund ta them që në fillim që nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë. Pra nuk përbën një rrezik për Shqipërinë fakti që ky tërmet ka ndodhur për shkak se distanca e konsiderueshme dhe pozicionimi tektonik i ndryshëm nuk e mundëson këtë gjë. Por që natyrisht rajoni i Mesdheut është tepër aktiv dhe kemi vënë re që ka një rritje të numrit të tërmeteve të moderuar deri tek të fortë. Përsa i përket këtij tërmeti, ky tërmet është një nga tërmetet në historikun e publikuar të tërmeteve të Turqisë, rezulton i dyti me këtë magnitudë. Turqia është një territor tektonik aktiv dhe ka tërmete me magnitudë mbi 7, ka një numër të konsiderueshëm tërmetesh të tillë.

*Tibo News