Sizmologët tregojnë pse ka patur shtim të lëkundjeve nga tërmeti

Tërmeti i mesnatës së të shtunës me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, e me epiqendër Cërrikun ka patur një ndjeshmëri të madhe.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti është ndjerë edhe në qytetet si Fier, Durrës, Lushnje, Durrës, Kavajë dhe në kryeqytetin Tiranë. Megjithatë fatmirësisht nuk patëm pasgoditje më të forta.

“Është pasuar me një pasgoditje me magnitudë 3 të shkallës Rihter”, tregojnë sizmologët.

Epiqendra e tërmetit mes Lushnjes dhe Cërrikut njihet nga sizmologët si një zonë me aktivitet sizmik.

“Çdo katër apo pesë vite këtu janë regjistruar tërmete që e kanë kaluar magnitudën 4 dhe ky është tregues që është gjithmonë një zonë aktive sizmike.”

Sipas sizmologëve kemi pasur një shpeshtim të tërmeteve në Shqipëri kohët e fundit.

“Para dy ditësh ka pasur në zonën e Karavastasë, po ashtu edhe në zonën e liqenit të Ohrit, midis Pogradecit dhe Korçës.”

Sipas ekspertëvelëkundjet e fundit kanë ndodhur si shkak i tërmeteve të ndodhura në Turqi.

*TiboNews