
Situata në Australi, zjarre masive dhe thatësira të vazhdueshme
Dhjetëra zjarre kanë përfshirë bregun lindor të Australisë, ndërsa rritjet e temperaturave po e përkeqësojnë akoma më shumë situatën. Zjarrëfikësit kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të vënë situatën nën kontroll, pasi përhapja e flakëve rrezikonte shtëpitë. Deri më tani 33 zjarre janë aktive, 10 prej të cilave nuk janë marrë ende nën kontroll për shkak të erës së fortë.
Banorëve në zonat e prekura në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, u është kërkuar të evakuohen dhe ka raportime për dëme në disa prona.
Temperaturat në disa pjesë të shtetit gjithashtu arritën deri në 40 gradë celsius, për herë të parë që nga janari i vitit 2021.