Situata ekonomike në Britani mbetet e zymtë

Pavarësisht një rimëkëmbje të vogël, perspektiva ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e zymtë.

Ministri Britanik i Financave Jeremy Hunt u shpreh këtë të hënë se me shumë gjasa ekonomia  e vendit “ka të ngjarë të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”.

Në shtator prodhimi i brendshëm në Mbretërinë e Bashkuar ra me 0.6% ndikuar edhe nga shpenzimet e funeralit të Mbretëreshës.

Tetori solli një përmirësim ku rënia e prodhimit tregohej se ishte 0.5%.

Përgjatë muajve Gusht-Shtator-Tetor ekonomia britanike pësoi rënien më të madhe që pas asaj të mbylljes nga pandemia.

Edhe përgjatë vitit 2023, ekonomia britanike mund të mbetet në recesion me analistë dhe investitorë që shohin një prespektivë të zymtë.

Për të shmangur rritjen e inflacionit në mbi 11% pritet që në takimin e Bankës së Anglisë më 15 dhjetor të njoftohet një tjetër rritje e normave të interesit që do të prek me miliona britanikë.

*TiboNews