
Sistemi Britanik i shëndetësisë në krizë
Sindikata e infermierëve në Britani ka paralajmëruar se me mijëra punonjës të sistemit shëndetësorë do të hyjnë në grevë në muajin dhjetor.
Kjo është një lëvizje e paprecedentë që vjen në prag të një dimri të vështirë teksa infektimet me Covid-19 pritet të shtohen.
Infermierët kanë deklaruar se do të largohen si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi pagat teksa Mbretëria e Bashkuar po përballet me një rritje të kostove të jetesës si pasojë e inflacionit të lartë.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani është pranë kolapsit pasi qeveria ka deklaruar se kërkesa për paga më të larta për punonjësit nuk mund të përballohet.
Këtë vit Britania u përball edhe me presionin për grevë nga punonjës të arsimit , hekurudhës dhe shpërndarjes së postës.
Në mesin e një krize shëndetësore janë mbi 7 milionë pacientë të cilët kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.
Kolegji Mbretëror i Infermierisë i cili përfaqëson mbi 300 mijë infermierë ka votuar për përfshirje në grevë.
*TiboNews