
Sirena e luftës alarmon ukrainasit, pamjet kur nisin të largohen nga vendi
Frikë, agresion dhe sirena pas sulmit në orën 04:00 të mëngjesit në një bazë ushtarake nga forcat e Rusisë që ka vënë në alarm botën.
Moska zyrtare mohon se ka nisur pushtimin e Ukrainës, por si pasojë e shpërthimeve kanë humbur jetën 7 persona dhe 19 të tjerë raportohen të zhdukur.
Vendet si SHBA dhe Bashkimi Europian kanë paralajmëruar masa të ashpra ndaj Rusisë, ndërkohë që shumë ukrainas pas sirenës që sinjalizon luftën, janë bërë gati për t’u larguar menjëherë nga vendi.
Radhë të gjata të makinave, njerëz nën panik dhe fëmijë të frikësuar shihen në videot e publikuara nga mediat. Presidenti i Rusisë oi ka kërkuar vendeve të mos ndërhyjnë: Nuk kemi qëllim pushtimin ka thënë ai.