Sir Paul McCartney bëhet i pari muzikant miliarder në Mbretërinë e Bashkuar

Sir Paul McCartney është bërë muzikanti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që bëhet miliarder, sipas Sunday Times Rich List.

Ish-anëtari i “Beatles”, tanimë 81 vjeç, e rriti pasurinë e tij me 50 milionë vitin e kaluar me turne dhe coverinn e Beyonce-s të këngës klasike që ai shkroi në 1968, “Blackbird”

Gazeta ka publikuar listën e më të pasurëve në vend, e kryesuar përsëri nga Gopi Hinduja dhe familja e tij, me pasurinë e tyre që arrin në 37.2 miliardë paund (43 miliardë euro).