
Sipas të urtëve të Lindjes, ja gjërat që s’duhet t’ia thuash askujt
Popujt e Lashtë të Lindjes ose siç quhen ndryshe të urtët e Lindjes së largët kanë zotëruar mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi.
- Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj
Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që doni.
- Mos i ndani limitet e trupit tuaj me të tjerët
E keni parasysh kur keni dhimbje, lodhje apo vështirësi për të bërë disa aktivitete? Nëse është e mundur, mos e ndani këtë me të gjithë. Trupi është diçka shumë personale dhe ju duhet të mësoni të jeni të fortë dhe të jetoni me të, pa keqardhje.
- Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse
Nëse ndihmoni dikë, duhet ta bëni atë për dashuri dhe të mos mburreni.
- Mos e humbni kohën duke folur keq për të tjerët
Kur flasim keq për të tjerët, ne zbulojmë shumë më tepër për veten sesa për atë që jemi duke folur keq.
- Mos tregoni të gjitha problemet që keni në jetën tuaj personale
Ka nga ata që përhapin, edhe në rrjetet sociale, problemet me të cilat ballafaqohen. Mos harroni se është shumë e rëndësishme t’i mbani për vete.