
Sipas psikologëve të Harvardit, këto janë frazat që thonë personat e fortë emocionalisht
Forca emocionale ka të bëjë me rregullimin e emocioneve tona, aftësinë tonë për të mbajtur gjakftohtësinë tonë dhe se sa mendërisht elastikë jemi. Ajo lidhet drejtpërdrejt me vetëvlerësimin dhe inteligjencën emocionale, pasi njerëzit e fortë emocionalisht nuk e pyesin vazhdimisht veten, janë të vetëdijshëm për të metat e tyre dhe nuk ndjejnë nevojën për konfirmim të vazhdueshëm nga të tjerët. Psikologia Dr. Cortney Warren, e diplomuar në Harvard, përmes përvojës së saj është e bindur se:
Forca emocionale i bën njerëzit më të aftë të menaxhojnë konfliktet dhe të kenë ndjeshmëri.Nëse doni të dini nëse jeni një personazh i fortë emocionalisht, gjithçka që duhet të bëni është të degjoni frazat e mëposhtme dhe nëse përdorni shumicën e tyre, atëherë jeni në rrugën e duhur, përndryshe keni shumë punë për të bërë.“Jo” “Ky jam unë dhe ndihem mirë për këtë” “Unë do të punoj për të” “Është vërtet, shumë e rëndësishme për mua” “Më lejoni të mendoj për këtë përpara se të përgjigjem” “Më vjen keq që po e keni të vështirë. Si mund të ndihmoj” “Do të përpiqem!”