
Sipas INSTAT, eksportet u rritën me 50% në muajin mars
Eksportet shqiptare shënuan rritje të fortë gjatë muajit Mars. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë një rritje të shkëmbimeve të mallrave jashtë vendit me gati 50%, duke kapur vlerën e 47.7 mld lekëve krahasuar me 31,7 mld lekë marsin e kaluar. Ndikimin më të madh e dhanë grupet: minerale dhe lëndë djegëse, materialet e ndërtimit, si dhe tekstilet, me këtë të fundit industrinë që kryeson eksportet Made in Albania. Nga ana tjetër, importet nga vendet e huaja u rritën gati 30%, më shumë krahasuar me një vit më pare, duke thelluar më tej edhe deficitin tregtar, pra diferencës midis vlerës që shesim dhe vlerës që blejmë, kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimeve. Në parashikimin e ekspertëve për muajt në vazhdim, rritja e eksporteve pritet të jetë edhe më e madhe, duke reflektuar kostot e shtuara.
Njëkohësisht inflacioni i lartë në Europë do të ndihet edhe më shumë në vendin tonë, në produkte më të shtrenjta.