Sindroma e ‘zemrës së pushimeve’

Kur njerëzit kanë ritme jonormale të zemrës, përfshirë edhe atë që njihet si fibrilacionin atrial, ju mund të vuani nga kjo sindromë. Alkooli është një nga faktorët që ndikon direkt në shëndetin e zemrës. Rrahjet e çrregullta të zemrës, marrje mendsh, janë vetëm disa nga simptomat.

“Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në një ritëm më të shpejtë dhe të pakontrolluar të rrahjeve të zemrës. Nëse kjo gjendje lihet gjatë pa kontroll te specialisti, mund të përfundoni me goditje në tru ose zemër si edhe mpiksje gjaku,” thotë Nick Ruthmann, mjek kardiolog në klinikën Cleveland.

Për gjithë gëzimin që sjellin festat, stresi i tepërt është çmimi që ne paguajmë. Pushimet janë periudha më e mrekullueshme e vitit, por ato janë gjithashtu stresuese, pavarësisht takimeve me miqtë, festa, mbledhje familjare etj. Shpesh në këtë kontekst, njerëzit mund të pinë më shumë alkool se normalisht, duke rritur rrezikun e zhvillimit të sindromës së zemrës së pushimeve.

Për ta parandaluar atë, mjeku Ruthmann rekomandon që të jeni të vetëdijshëm në lidhje me konsumimin e tepërt të alkoolit. “Për të qenë të vetëdijshëm për sasinë e alkoolit të konsumuar, unë rekomandoj të pini një gotë ujë midis çdo pije alkoolike për të minimizuar efektet e alkoolit në trup,” sugjeron ai. “Ndonjëherë njerëzit pinë më shumë për të përballuar stresin që ndodh përreth tyre gjatë sezonit të festave. Për këtë, unë them që të përqendroheni te kujdesi për veten, të bëni stërvitje, ta hani mirë dhe të festoni me sasi të moderuar pijeje,” përfundon ai.

Këshilla si ta mbani zemrën të shëndetshme për festat:

-Shijoni ëmbëlsirat, por në sasi të moderuar

-Qëndroni aktiv, ecni dhe bëni lëvizje edhe në ditët e pushimeve

-Kujdes stresin, menaxhoheni sa më mirë sidomos gjatë festave