Simon Cowell rrëfen problemet me shëndetin mendor: Meshkujt kanë turp të tregojnë

I ulur në kopshtin e rezidencës së tij në Londër, Simon Cowell duket i qetë, por ajo që ka kaluar nuk ishte e lehtë.  Në fakt, ajo që ne shohim para syve tanë është një Simon krejtësisht i ndryshëm. Një ndryshim, thotë ai, pas një terapie që bëri për hërë të parë në moshën mbi 60 vjeçare.

“Kur shoh miqtë e mi, gjëja e parë për të cilën mendoj është se si si terapia ka pasur këtë efekt super pozitiv në jetën time. Do të doja ta kisha bërë këtë 10 ose 20 vjet më parë… është sikur një peshë të mëjetë hequr nga supet.”

Simon është aq i apasionuar pas sesioneve javore të terapisë, saqë pranoi menjëherë të ishte i ftuari i parë në podcast-in krejt të ri të Mirror’s Men in Mind. Mini-seriali, në bashkëpunim me organizatën bamirëse të shëndetit mendor Mind, do të shohë disa nga Yjet më të mëdhenj meshkuj teksa flasin për shëndetin e tyre mendor. Hulumtimi i Mind zbuloi se një e katërta e meshkujve ndjejnë siklet dhe turp të kërkojnë ndihmë kur nuk ndihen mirë.

“Tani jam i lumtur të flas për të inkurajuar edhe të tjerët.” Për të kuptuar pse Simon iu drejtua një terapisti, ju duhet vetëm ta ktheni kohën para disa vitesh nga fillimi i pandemisë Covid.

“Kam vuajtur nga depresioni ndër vite…por kjo ishte diçka që mendoja kështu:, Epo, ky është tipari im i karakterit.

Ishte kthyer në realitetin tim. Nuk e kuptoja…. Por COVID ishte katalizatori i vërtetë. Si shumë njerëz gjatë kësaj kohe, shëndeti im mendor u përkeqësua, isha në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Në fazat shumë, shumë, shumë të hershme, disa miq të mi u sëmurën vërtet dhe unë po flas për të sëmurë shumë.  Dhe mendova, Zot, ndoshta e njëjta gjë do të ndodhë me mua, Eric dhe Lauren.”

Shikimi i lajmeve vetëm i përkeqësoi gjërat dhe ai u konsultua me mjekë pafund për të provuar dhe gjetur mënyrën më të mirë për të mbrojtur familjen e tij. “Nuk e dija se çfarë ishte e vërtetë apo jo, thjesht nuk kisha asnjë ide tjetër veçse isha i ngurtësuar. Thjesht i ngurtësuar.

Simon, Lauren dhe Eric qëndruan në Los Anxhelos për pjesën më të madhe të vitit dhe Simon “nuk pa askënd” ndaloi vizitorët e rastësishëm që u testuan përpara se të lejoheshin ta shihnin. “Unë jam në thelb në shtëpinë time, nuk dal jashtë dhe mbaj maska gjatë gjithë kohës. Nuk po e ekzagjeroj, ndoshta jam testuar rreth një mijë herë.”

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Simon po shqetësohej për Britain’s Got Talent dhe nëse do të vazhdonte me xhirimet. Në fund, shfaqja e një varianti të ri, më infektiv e bëri atë të tërhiqte më në fund dëshirën e tij. “Ndjeva shumë përgjegjësi në atë moment… Thjesht nuk e dija se çfarë ishte gjëja e duhur për të bërë, përveçse të mos e rrezikoja”, thotë ai.

Në fund, Simon u infektua me Covid, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë efekt të keq. Por ndërsa bota u kthye ngadalë në normalitet, ai e dinte se nuk mund të vazhdonte më kështu dhe filloi të lexonte rreth mënyrave për të përmirësuar shëndetin e tij mendor.

“Pra, fillova të lexoj për gjëra, të mësoj mbi veten. Pastaj për fat takova disa miq që kishin përfituar nga terapia. Dhe atëherë mendova: E dini çfarë? Unë jam kujdesur për trupin tim përmes dietës dhe stërvitjes, mjaft mirë gjatë viteve, por çfarë kam bërë me trurin dhe mendjen time?’

Dhe përgjigja është asgjë dhe tani është koha për ta bërë atë.

Ai kujton dhimbjen dhe frikën kur trokiti në derën e terapistit dhe hyri në dhomë. “Kam caktuar takimin dhe u ula, me të vërtetë i turpëruar dhe thashë, ‘Shiko, thjesht nuk di nga të filloj’”.

“Por brenda rreth 20 minutash ishte sikur ta njihja për 10, 20 vjet. Ai më qetësoi aq shumë. Dhe ti e kupton se po flet me një profesionist dhe ata nuk të gjykojnë, ata të dëgjojnë.”

Me ndihmën e terapistit dhe dëshirën e tij për të mësuar Simon ishte në gjendje të përballonte ngadalë problemet e tij dhe të përmirësohej.