Silvio Gonzato, ambasador i ri i BE në Shqipëri

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri. Diplomati i karrierës u emërua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell dhe pritet të nisë mandatin e tij prej 1 Dhjetorit. Ai vjen në vendin tonë nga një karrierë e gjatë në shërbimin diplomatik të Brukselit.

E ka filluar që në vitin 1988 duke shërbyer si zëvendës shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtyre 26 viteve ai ka punuar në vende të ndryshme si sekretariatet e komitetit, që mbulojnë si politikat e brendshme ashtu edhe ato të jashtme, duke përfshirë edhe detyrën si kryetar të përkohshëm të nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut.

Ai ka qenë përgjegjës për koordinimin e të gjitha dosjeve politike dhe legjislative dhe përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Në 1 Maj 2019 Gonzato u emërua sërish në Delegacionit në BE-së në Kombet e Bashkuara. Në Shqipëri ai do të pasojë Luigi Sorecën, i rikthyer për herë të dytë si ambasador në Shqipëri për të zëvëndësuar përkohësisht Kristine Hohman që la në mes mandatin pas marrjes së një tjetër detyre në shërbimin diplomatik gjerman.