AlbanianEnglish

Silvio Berluskoni prapë president?

Parlamenti italian mblidhet të hënën për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit, dhe 85-vjeçari Silvio Berluskoni, kryeministër në 4 qeveri italiane, del nga hija dhe bëhet figurë qendrore e debatit presidencial.

Manjati i medias po lobon prej javësh tek ligjvënësit e qendrës së djathtë për të siguruar mbështetjen e tyre për një mandat 4-vjeçar si president, por a do ta arrijë vërtet qëllimin?

“Mendoj se ka pak gjasë që Berlusconi të bëhet president. Berlusconi beson se është një ndër figurat më të rëndësishme historike në Itali, në fundin e shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, dhe mendon se vendi nuk ja ka njohur rëndësinë. Ai kërkon pikërisht këtë, kërkon duartokitje dhe që Italia ta kuptojë rëndësinë e tij”, tha profesori i historisë, Giovanni Orsina.

Partia Demokratike e qendrës së majtë, e cila e ka përjashtuar në mënyrë kategorike të mbështesë kandidaturën e Berlusconi-t, tha se ishte zhgënjyer dhe shqetësuar nga vendimi. Po ashtu, Lëvizja e 5 yjeve”, që ka numrin më të madh të deputetëve, ka thënë se nuk e mbështet politikanin e dënuar për mashtrim me taksat dhe që ende përballet me një proces gjyqësor.

Edhe në Bruksel, ka shqetësime për mundësinë e rikthimit e Berluskonit në qendër të politikës italiane, ndërsa 7 në 10 italianë nuk e duan atë si president.

Votimi i më shumë së 1 mijë parlamentarëve dhe delegatëve rajonalë nis më 24 janar.

Kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella, mandati i të cilit skadon më 3 shkurt, ka thënë se nuk dëshiron të kandidojë.

You don't have permission to register