Silvinjo: Mos ta ulim vëmendjen me Ishujt Faroe

Edhe pse e ka siguruar kualifikimin, trajneri Silvinjo nuk pranon që lojtarët e Kombëtares Shqiptare të ulin nivelin e vëmendjes. Ndaj Ishujve Faroe të hënën në mbrëmje thotë se do të luhet vetëm për të fituar. Trajneri pranon se në ndeshjen e fundit do të ketë ndryshime në formacion.

Për futbollistët, kualifikimi ishte ëndërr e bërë realitet. Një festë e madhe do të organizohet në stadiumin Air Albania pas ndeshjes me Ishujt Faroe. Federata Shqiptare e Futbollit e ka konceptuar si moment falenderimi për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për kualifikimin në Euro 2024. Eventi më i madh kontinental do të mbahet nga 14 Qershor më 14 Korrik.