Silvi Mihali flet për terapinë aba tek fëmijët

Silvi Mihali është terapiste ABA, ka përfunduar studimet për shkenca shoqërore dhe specializuar në psikologji klinike, ndërsa prej vitesh drejton qendrën e saj të terapisë aba. Puna e saj konsiston dhe në trajnimin e profesionistëve të rinj apo edhe komunikimi me element në rrjetin e një fëmije si edukatoret apo nënat, pasi sjellja që modifikohet ka nevojë të kontrollohet herë pas herë duke bërë bashkë të gjithë aktorët që rrethojnë një fëmijë .

Terapi ABA (Applied Behavior Analysis) është një metodë shkencore e cila fokusohet në modifikimin dhe përmirësimin e sjelljes së fëmijës.

Terapia ABA synon të reduktojë sjelljet problematike, të cilat pengojnë procesin e të nxënit dhe rrit aftësitë e fëmijës në fushat zhvillimit.Kjo është terapia e veçantë e cila merr një pjesë të konsiderueshme kohe dhe sigurisht kërkon impenjimin e fëmijëve dhe vetë prindërve. Janë të gjithë këto hallka që bëhen bashkë për të sinkronizuar një proces terapie me fëmijët, por sigurisht dhe për të pasur rezultate sa më të kënaqshme.