Si u paguan burrat dhe gratë në 2021

Paga mesatare mujore bruto e femrave në vitin 2021 ishte 55,760 lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, pagat e grave janë 7.9% më të larta. Në përgjithësi gratë në vend paguhen më pak se burrat. Në vitin 2021, hendeku ishte 4.5%, kjo tregon se paga mesatare e grave në vend është 4.5% më e ulët sesa ajo e burrave. Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 6.5%, hendeku është ngushtuar, teksa pagat e meshkujve u rritën me ritme më të ulëta se ato të femrave.

Ka vetëm një profesion ku femrat ia kalojnë meshkujve. Nëse je “Drejtuese administrative dhe komerciale” paguhesh mesatarisht 172 mijë lekë në muaj, ose gati 12% më shumë se i njëjti pozicion për meshkujt.