Si u mund Bardh Spahia në Shkodër, edhe nga të tijtë…

Një humbje e thellë në Shkodër për demokratët, pasi bashkia më e madhe e veriut ka qenë historikisht me bindje të djathta.

Por duket se qytetarët nuk e kanë dashur as kandidatin Bardh Spahia për të cilin zgjedhjet lokale  të 14 majit dhe fletët e numëruara dëshmuan se ai është votuar më pas sesa votat që kanë mbledhur këshilltarët e ‘Bashkë Fitojmë’ dhe siç u pa votat e tyre kanë shkuar për Benet Becin.

Ky i fundit ka marrë më shumë vota sesa këshilltarët socialist dhe social-demokratë bashkë.

Pra, Bardh Spahia pati një humbje dyfish të kandidaturës së Sali Berishës për bashkinë e Shkodrës.

Sipas votave, Bardh Spahia ka 1161 vota më pak se kundrejt të gjitha forcave politike të djathta, përfshirë edhe PD-në, atë zyrtaren. Ndërsa Benet Beci ka 4315 vota më shumë se sa të gjitha forcat e majta.