Si të “zhdukeni” nga njërëzit që nuk pëlqeni?

Jo me çdo njeri që kemi në jetë gjërat do të shkojnë siç duhet, për shkak të interesave apo tipet që keni. Ndonjëherë kur marrëdhëniet fillojnë e bëhen toksike, e mira është të shkëputen. Ne do ndajmë 3 nga idetë për të shkuar te distanca që kërkoni me ta.

  • Kufizoni komunikimin e tepërt

Mundohuni të mos përfshiheni në shumë biseda ose pyetje të cilat kanë të bëjnë me jetën përsonale të individit përballë. Nëse marrëdhënia juaj ka të bëjë me shkollën apo punën, mos e përfshini përsonalen, kështu do të keni një distancë të krijuar dhe më të thjeshtë largimin prej tyre.

  • Tentoni të provoni aktivitete të reja

Pavarësisht sa antipati që mund të kemi për dikë, nuk mund t’jua shprehim në mënyra jo të duhura. Provoni aktivitete të reja dhe ndryshme për ta shmangur njeriun që doni të largoni dhe në të njëjtën kohë pa lënë skena dhe i lënduar. Në këtë formë ju dilni nga situata, pa u vënë shumë re.

  • Njihuni me miq të rinj

Provoni të eksploroni me njohjet që bëni. Nëse me ndonjë njeri specifik nuk ju ka shkuar si duhet marrëdhënia, nuk do të thotë se duhet të ndaloni së njohuri njerëz. Zgjerimi i rrethit tuaj shoqëror ju bën të dilni më shpesh dhe të kaloni pjesë të kohës tuaj me ta, pa menduar shumë dhe gjetur kohë për njerëzit që doni të shmangni.