
Si të zgjidhni tonin e duhur për sytë?
Gratë dhe vajzat që bëjnë make-up e dinë shumë mirë se nuk është asgjë të bësh një kontur, sa ç’është të perfeksionosh pjesën e syve. Më konkretisht, të kuptuarit se si të zgjidhni ngjyrat e toneve që nxjerrin në pah sytë tuaj dhe plotësojnë ngjyrën tuaj të përgjithshme.
Më poshtë po rreshtoj disa sugjerime se si të zgjidhni tonin e syve tuaj në përshtatje me ngjyrën e syve të tuaja.
Sytë kafe
Ngjyrat kafe të ngrohta, nuancat e arta, vjollca dhe bluja të plotësojnë sytë tuaj kaf. Pra, paleta e hijeve të syve në karamel është një opsion solid për asortimentin e nuancave të pigmentuara të mjaltit. Ndryshe, mund të përdorni një bojë për vetulla me hije vishnje (burgundy) për t’i bërë sytë të ndezur.
Sy kaltër
Portokallia dhe nuancat e tjera të ngrohta do të plotësojnë mirë sytë blu. Për një vështrim shikoni paletat me ngjyra neutrale qelibar dhe tonet e përziera të bakrit. Një opsion tjetër keni kafen e butë, ose një kafe tjetër të ngrohtë, të aplikuar në vijën e poshtme të qepallave.
Sytë gështenjë
Tani këtu kërkohet pak guxim: një vjollcë, kafe, e artë apo jeshile. Në këto raste ju ngelet të përzgjidhni paleta me hije të ndërtueshme që përbëhet nga tone të ngrohta vjollcë dhe të kuqe. Për eyeliner mund të provoni diçka më të fortë për të nxjerrë në pah ngjyrën e syve tuaj.
Sy jeshil
Sytë e gjelbër do të plotësohen më së miri nga portokallitë e ngrohta, të kuqtë dhe floriri. Ashtu si homologët me sy kafe ose lajthi, ata me sy të gjelbër duhet të kenë në dorë një bojë për vetulla ose astar ngjyrë burgundy. Shikoni për paleta me nuanca të manaferrës dhe kafesë.
Sytë gri
Mund të sugjeroj pa problem ngjyrat e ngrohta kafe, ari, portokallia ose edhe një sy i errët qymyr druri do t’i bënin sytë gri të dalloheshin. Mun të shkonte një kafe e lehtë në vijën e poshtme të syve dhe të përdorni një ngjyrë kremi në qepallat e sipërme. Kërkoni të gjeni paleta me ngjyra kafe të ngrohta.