
Si të parandaloni rrathët e zinj të syve?
Qoftë për shkak të stresit, mungesës së gjumit, apo thjesht predispozimit tuaj gjenetik, qeskat dhe rrathët e zinj poshtë syve mund të duken të pashmangshme. Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të arritur një lëkurë rrezatuese dhe më të qetë në mëngjes. Këto janë 5 këshilla për të hequr qafe qeset dhe rrathët e syve.
- Bëni gjumë të mirë gjatë natës
Mund të duket e thjeshtë dhe e qartë, por gjumi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në pamjen e lëkurës suaj, duke përfshirë edhe rrathët e syve! Relaksi i mjaftueshëm i syve i lejon trupit të rigjenerohet dhe të prodhojë kolagjen të mjaftueshëm. Gjumi i duhur gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut, i cili është thelbësor për të arritur shkëlqimin e fytyrës.
- Hiqni me kujdes grimin
Heqja e grimit në fund të ditës është një domosdoshmëri! Megjithatë, ka disa masa paraprake që duhen marrë, veçanërisht kur hiqni grimin e syve. Lëkura rreth syve është e hollë dhe e brishtë, dhe fërkimi i fortë mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve, si acarim dhe ënjtje. Sigurohuni që të zgjidhni teknikën e duhur në varësi të pastruesit të grimit që po përdorni.
- Përdorni krem kundër diellit çdo ditë
Kjo këshillë vlen për të gjithë fytyrën tuaj, jo vetëm për sytë! Ekspozimi në diell rrit prodhimin e melaninës, e cila mund të shkaktojë hiperpigmentim dhe përkeqësim të rrathëve të errët tek njerëzit që kanë lëkurë natyrale më të errët nën sy.
- Bëni testet e alergjisë
Reaksionet alergjike ndaj pluhurit, kafshëve shtëpiake ose parfumit mund të shkaktojnë rrathë të errët poshtë syve. Alergjitë mund të shkaktojnë bllokim të sinuseve, rrjedhje të dobët të gjakut në venat nën sy dhe acarim.
- Flini në shpinë
Jo vetëm që duhet të flini mjaftueshëm, por gjithashtu mund t’ju duhet të ndryshoni zakonet tuaja të gjumit. Dermatologu i Kim Kardashian sugjeron që të flini në shpinë me pak lartësi nën kokë dhe pjesën e sipërme të trupit. Sipas Dr. Harold Lancer, ngritja e kokës përmirëson qarkullimin e lëngjeve të fytyrës dhe shmang krijimin e rrathëve të zinj dhe qeskave.