
Si të ndihemi më mirë gjatë dimrit?
Zakonisht na ndodh që periudha e dimrit me motin e ftohtë të na e ndryshojë rrjedhën e
zakonshme dhe të na bëjë të ndihemi më të vrazhdë. Padyshim ka metoda për ta ndryshuar këtë
duke bërë gjëra të vogla, të cilat ne do t’i zbulojmë për ju tani.
- Dilni herët në mëngjes
Tani që ditët bëhen më të shkurtra dhe ftohta, çrregullimi emocional sezonal mund të jetë një
problem që ju hasni. Në këtë rast, një shëtitje 15-minutëshe në mëngjes jashtë, mund t’ju
ndihmojë dhe t’ju përmirësojë fokusin tuaj.
- Krijoni një listë me këngë motivuese
Shumë studime dhe raste konktrete gjithashtu kanë treguar se muzika optimiste mund t’ju
ndihmojë të ndiheni më mirë. Pra çfarë prisni?
P.s Vendosni dhe alarmin e zgjimit me një këngë që ju pëlqen.
- Bëni diçka të mirë për dikë tjetër
Të shohësh dikë të lumtur për shkakun tënd është padyshim një nga ndjesitë më të mira, ndaj si
opsion për ta bërë kohën e vranët me diell kjo është e duhura. Energjia e mirë që shpërndahet
tanimë përfshin më shumë njerëz.