
Si të mposhtni përgjumjen e mesditës pa sheqer apo kafe
Duket se kafja dhe sheqeri nuk janë mënyrat më të mira për të mposhtur përgjumjen e ëmbël të mesditës. Pasi nëse përdorni një nga këto mënyra efekti do të jetë më i shkurtër dhe gjithashtu do të ngarkoheni me kalori të panevojshme.
Pra, si ta ndaloni këtë cikël të pafund dhe ta kaloni pasditen pa sheqer?
Mente
Studimet kanë treguar se aroma e mentes mund të reduktojë lodhjen dhe të rrisë vigjilencën mendore. Pini një filxhan çaj mente apo përtypni pak çamçakëz mente dhe do të merrni një rezultat të kënaqshëm.
Hani diçka të yndyrshme
Vitet e fundit ka pasur më tepër kërkime nga shkenctarët se yndyra është në të vërtetë e dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Burime të mira të yndyrës për t’u konsumuar pasdite janë avokadot dhe arrat.
Zgjohuni me proteina
Ndonjëherë, edhe pse dreka ishte vetëm disa orë më parë, mungesa e energjisë pasdite mund të jetë një shenjë se ju thjesht keni nevojë për më shumë ushqim. Në ato momente, një vakt i pasur me proteina do të ndihmojë në ushqimin e pasdites dhe do të sigurojë nivele të qëndrueshme energjie.
Lëvizni
Doza të vogla të aktivitetit fizik në fakt janë treguar të jenë më efektive në rritjen e energjisë sesa kafeina. Pra, kur filloni të ndiheni të lodhur ose përgjumje në mesditë, kaloni 10 minuta duke ecur.