Si të kujdeseni për shëndetin mendor?

Shëndeti mendor ka filluar të vihet në fokus kohët e fundit. Pavarësisht se çfarë po ndodh në botën rreth jush, kujdesi për veten duhet të jetë i panegociueshëm.

Ndoshta i keni dëgjuar të gjitha këto këshilla më parë. Por nuk është kurrë keq që dikush të ta kujojë këtë gjë herë pas here.

1. Mos e prekni fare telefonin 30 minutat e para të zgjimit

Filloni që nesër në mëngjes. Kur alarmi juaj i parë të bjerë ose kur të hapni sytë mos e kapni telefonin menjëherë. Merrni frymë thellë, lëreni trurin tuaj të zgjohet natyrshëm dhe mbështetuni te vetja që në momentet e para të ditës. Përpara se dita të mbarojë, do të kuptoni se ja vlejti.

2. Hani mëngjes të shëndetshëm

Tani që mendja juaj është e qartë – emailet ose tekstet do të mbahen larg vetëm për pak kohë – përpiquni t’i bëni vetes një mëngjes të shëndetshëm. Përveçse do të ushqeheni siç duhet, do të ndiheni mirë që po kujdeseni për mirëqënien tuaj.

3. Bëhuni spontanë

Nëse gjatë ditës shfaqen gjëra që nuk ishin pjesë e planit ditor, mos i lini pas dore Ndonjëherë, momentet spontane rezultojnë të jenë ato që ju bëjnë të buzëqeshni më shumë.

4. Merrni ajër të pastër

Thjesht bëni një shëtitje ose uluni në një stol ku të merrni merrni ajër të pastër. Ky është ilaçi më i mirë për mushkëritë dhe mendjen.

5. Lëvize trupin

Qëndrimi jashtë mund të bëjë mrekulli për shëndetin mendor, por djersitja e mirë në të njëjtën kohë e çon atë në një nivel tjetër. Për të mos përmendur, ju do të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

6. Kënaquni me një hobi

Gjeni kohë në ditën tuaj për të bërë diçka që ju pëlqen: pa pritshmëri, pa produktivitet, pa mjete për një qëllim tjetër përveç lumturisë suaj.

7. Qëndro në kontakt

Kontaktoni shpesh miqtë tuaj, kërkoni që t’i takoni ose rastësisht telefononi dikë dhe pyete për shëndetin dhe jetën. Po ashtu, një mundësi për tu ndjerë mirë është që të kontaktoni shpesh me familjarët gjatë ditës.

8. Pushoni

Gjëja më e lehtë që mund të bëni për veten tuaj është “asgjëja”. Mbylli sytë dhe lëreni trupin e mendjen tuaj të rikarikohen. Është e thjeshtë, por mos e teproni që të lini pas dore gjëra të rëndësishme.

9. Jini mirënjohës

Ka shumë gjëra të vogla çdo ditë për të qenë mirënjohës. Ndoshta ne na duket kot, por mendo se sapo more frymë. A nuk ka diçka këtu për të qenë falenderues?

10. Zhytuni në vaskë

A ka gjë më relaksuese se sa një vaskë e mirë ose një dush i ngrohtë? Relaksimi nën ujin e ngrohtë, jo vetëm ju bën të ndiheni mirë me veten, por përmirëson edhe gjumin.