
Si të gjitha vajzat, ja çfarë bëri Taylor Swift pas ndarjes
Taylor Swift edhe pse është e famshme dhe e njohur në mbarë botën, duket se pas ndarjes reagoi si të gjitha ne. I bën unfollow ish-it, mbledh gocat, del dhe argëtohet!
Disa kohë pas ndarjes miqësore nga Joe Alwyn, Taylor ka mbledhur skuadrën e saj, të përbërë nga: Gigi Hadid, Blake Lively dhe Alana, Danielle dhe Este Haim dhe bashkë kanë shkuar në një club privat, për të festuar.
Taylor kishte veshur një fustan të zi, të shkurtër, kombinuar me këpucë.
Kujtojmë se Taylor dhe Joe u ndanë pas 6 vitesh lidhje, me një vendim të përbashkët. Ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes, për shkak të dallimeve të tyre që me kalimin e kohës, u bënë të pakapërcyeshme. Lajmi qarkulloi disa javë pasi dyshja i kishte dhënë fund raportit dhe shumë njerëz gjetën shpjegimin se pse Taylor kishte zëvendësuar një këngë dashurie me një këngë ndarjeje në listën e saj të albumit dhe se pse kishte qarë gjatë një performance në turneun “Eras”.