Si të bëheni pjesë e shkollës për Patrullë të Përgjithshme?

Prej disa kohësh, strukturat e policisë së shtetit po përballen me reduktim të numrit të forcave dhe me ulje të të interesuarve për të veshur uniformat blu.

Kjo mendohet për shkak të pagave, por edhe emigrimit të vazhdueshëm.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për të qenë pjesë e shkollës për Patrullë të Përgjithshme.

Policia njofton se janë hapur 300 vende të reja.

*Tibo News