AlbanianEnglish

Si sillet çdo shenjë horoskopi kur ka dikë inat

Situatat janë të ndryshme, po ashtu edhe reagimet? E keni menduar t’ia thoni dikujt se e keni inat për një arsye apo më shumë? Do rezervoheshit të ishit të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë apo do vazhdonit të mbanit inat në heshtje? Duket se shenja e horoskopit dhe karakteristikat na bëjnë të reagojmë në disa forma.

Dashi

Dashi është shumë i zoti për të injoruar dhe maksimumi do të sillet sikur personi që ka inat nuk ekziston apo nuk është i pranishëm në të njëjtin ambient.

Demi

Demit i pëlqen të tregojë me gjeste që ka dikë inat, dhe vështrimi sigurisht do ishte i tillë… me inat. Demi nuk mjaftohet me kaq, por do ofendojë tek persona të tjerë për personin që ka inat.

Binjakët

Binjakët nuk shquhen për sinqeritet, por si persona me dy fytyra.  Lehtësisht mund të sillen sikur ju duan por në të vërtetë po ziejnë nga inati.

Gaforrja

Gaforrja shqetësohet për mirëqenien e saj dhe nëse një person e ka inat  thjesht do ta shmangë. Gaforrja nuk mund të qëndrojë në të njëjtin ambient me një person që e ka inat.

Luani

Nëse një i shenjës së Luanit urren një person, nuk do të pranojë të flasë aspak, edhe nëse mund të jetë keqkuptuar në një situatë të caktuar dhe për rrjedhojë ka marrë inat atë person.

Virgjëresha

Virgjëresha ruan momentin dhe e thotë atëherë kur i leverdis. Pasi të tregojë se çfarë mendon, do sillet sikur personi që ka inat nuk e meriton vëmendjen dhe kohën.

Peshorja

Peshorja e humb durimin lehtësisht dhe nëse personi që kanë marrë inat ndodhet në rrethin e ngushtë shoqëror, do të bëjë çmos për të shtuar miq të rinj.

Akrepi

Akrepi është shenja më e drejtpërdrejtë në këto situata. Do ia thotë duke e parë në sy, më shumë për ta paralajmëruar që të mos i dalë më para syve.

Shigjetari

Shigjetari disi i djallëzuar do të sajojë një skemë, si e si për të gjetur rastin e për të bërtitur, më konkretisht për të shfryrë inatin.

Bricjapi

Ata do të fillojnë të shpërndajnë informacione të rreme për ju, çfarëdolloj gënjeshtrash për të distancuar të tjerët.

Ujori

Ujori nuk preferon të jetë  i drejtpërdrejtë, por do të shpresojë dhe me veprime që personi që ka inat ta kuptojë e të largohet vetë.

Peshqit

Peshqit janë shumë emocionalë dhe në të tilla situata preferojnë  të distancohen që të mos lëndojnë më shumë veten.

*Tibo News

You don't have permission to register