Si rrallëherë, Meghan dhe Harry vijnë me foton e vogëlushes

Duka dhe Dukesha e Sussex si rrallëherë kanë publikuar një foto të vajzës së tyre, Lilibet me rastin e ditëlindjes së saj të parë.

Që nga dita kur lindi, njerëzit nuk e kishin të qartë  për portretin e vogëlushes, e cila duket se është kopje identike e vëllait të saj të madh, Archie dhe padyshim princit Harry.

Lilibet, pozon e ulur dhe e qeshur teksa feston ditëlindjen në piknikun e organizuar nga çifti në Frogmore Cottage në Windsor.

Princ Harry dhe Meghan u shprehën se ishin “thellësisht të prekur” nga urimet e ditëlindjes që morën për fëmijën e tyre të dytë, të cilës emri iu vendos në nder të mbretëreshës.

 

Festa e 1-vjetorit erdhi pas eventeve disa ditore të organizuara për jubileun e mbretëreshës Elizabeth, për 70-vjetorin e saj në krye të monarkisë.

Ish-mbretërorët bënë daljen e parë publike në Britani që prej 2020-ës.

 

Me rastin e ditëlindjes së Lilibet, thuhet se Harry dhe Meghan kanë bërë bamirësi që arrin në shumën prej  100,000 dollarësh duke siguruar ushqim për shtresat në nevojë.

Lilibet është stërmbesa e 11-të dhe e 8 në radhë për fronin.