Si Reality Show-t ndikojnë në jetën dhe shoqërinë tonë

Miliona njerëz në mbarë botën janë të sintonizuar në reality show dhe e kanë ndjekur për dekada me radhë. Nisi si një eksperiment por u kthye në programin më të zakonshëm dhe ne përgjithësisht, duket se nuk ngopemi dot me të.

A ka ndonjë kosto personale apo sociale për magjepsjen tonë të vazhdueshme me Reality Show-t? Ndërsa mendimet sigurisht ndryshojnë për këtë temë, kjo varet nga disa faktorë:

-Lakueshmëria e vlerave tuaja

-Angazhimi për t’u sjellë në mënyra që pasqyrojnë vlerat tuaja

Televizioni dhe të gjitha format e tjera të medias kanë ndikim në mendimet, opinionet dhe sjelljet tona. Nuk ka dyshim se ajo që marrim për argëtim dhe informacion ndikon në mënyrën se si mendojmë për botën përreth nesh. Mendjet tona janë krijuar për të sintetizuar një mori informacionesh çdo ditë, nga ndërveprimet tona me të tjerët tek librat që lexojmë dhe argëtimi që kërkojmë. Ne e kuptojmë botën përmes këtyre pjesëve të informacionit që mbledhim dhe kjo ndikon në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë çdo ditë.

Përtej informacionit të përditshëm që thithim, ne jemi të ndikuar edhe nga përvojat tona të mëparshme të jetës, familja jonë, mjedisi ku jemi rritur dhe një mori faktorësh të tjerë kulturorë dhe gjenetikë. Këto ndikime ndërpersonale dhe të drejtpërdrejta kanë më shumë gjasa të ndikojnë në vlerat dhe sjelljet tona sesa tregon një reality show. A do të thotë kjo se ne nuk duhet të shqetësohemi për mënyrat në të cilat trendet e reality show-t ndikojnë tek ne? Jo, patjetër që duhet t’u kushtojmë vëmendje mesazheve themelore në këto programe dhe të eksplorojmë mbi faktin se pse na tërheqin kaq shumë.

Pse na tërheqin Reality Show-t?

Reality show-t na bëjnë të rikthehemi javë pas jave. Ne duam të dimë se kush i tha çfarë kujt, cili person tradhtoi një tjetër ose kush kompromentoi aleancat e tyre ose mori një vendim të dyshimtë që ndikoi te njerëzit e tjerë. Gjithçka ka të bëjë me sjelljen më të mirë dhe më të keqe njerëzore; është një orë e psikologjisë vëzhguese pa leksione apo provime.

Shpesh reality show-t na bëjnë të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë në një situatë të ngjashme, gjë që mund të jetë një ushtrim i mirë në eksplorimin e vlerave. Çështja themelore e interesit vetjak kundrejt vetëflijimit është një temë që përshkon shumicën e reality show-ve. Këto tema të sjelljeve të mira dhe të këqija, tradhtisë, konkurrencës dhe lidhjes janë të njohura për ne; ne marrim vendime të ngjashme çdo ditë, pa kamerat, skenarët artificialë dhe publicitetin. Na ‘thërret’ sepse në një nivel shumë themelor, ne e duam dramën njerëzore dhe lidhemi me vendime të vështira. Pavarësisht nëse është një konkurs për dashuri, para apo famë, ne kënaqemi duke parë luftën.

Kur ne flasim për pjesëmarrësin tonë të preferuar të reality show-t, ne po identifikojmë diçka bindëse brenda tyre dhe kjo mund të thotë shumë për ne nëse zgjedhim ta eksplorojmë. Ndërsa kënaqemi, mund të pyesim veten:

-Çfarë më pëlqen në këtë show dhe çfarë emocionesh shkakton?

-Çfarë më tërheq mua tek këta personazhe dhe rolin e tyre në show?

-A do të bëja zgjedhje ndryshe nga këta personazhe? Nëse po, pse?

-Çfarë vlerash përqafoj në jetën time që ose respektohen ose braktisen në këtë show?

Reality show-t emërtohen me ironi sepse shpesh janë larg skenarëve realistë. Edhe pse këto programe janë kënaqësi ‘fajtore’ për shumë njerëz, ne mund t’i përdorim ato si fillime të mira bisedash me miqtë dhe si ‘ushqim’ për të menduar në mendjen tonë, ndërsa marrim parasysh vlerat tona dhe si të jetojmë në mënyra që demonstrojnë ato vlera.

*Artikulli i Psichology, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News