
Si mund t’u përshtaten qytetet ndryshimeve klimatike
Qendrat e qyteteve kanë gjithmonë temperatura më të larta se rrethinat, sidomos gjatë netëve.
Nxehtësia e përthithur gjatë ditës nga ndërtesat dhe asfalti i rrugëve lëshohet në atmosferë kur dielli perëndon. Ky fenomen njihet ndryshe si ishulli i të nxehtit urban. Për rrjedhojë, ka një mesatare prej 2 apo 3 gradë celsius diferencë në temperaturën e natës në zonat urbane krahasuar me ato rurale.
Gjatë një vale të nxehti të verës, kjo diferencë mund të shkojë deri në 10 gradë celsius.
Ka shumë gjëra, të cilat qytetet mund të bëjnë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Një prej tyre është zvogëlimi i reflektimit të materialeve në sipërfaqe duke aplikuar një bojë të veçantë për muret, apo tarracat e godinave. Ky efekt mundet të reduktojë rritjet e temperaturave me 2-3 gradë.
Lyerja e rrugëve dhe fasadave me ngjyra të hapura mundet të ndikojë gjithashtu me një reduktim deri në 10% të fenomenit të ishullit të nxehtë.
Gjelbërimi është gjithashtu thelbësor. Tarracat e gjelbra, kopshtet dhe lulishtet me pemë mund të shtojnë sipërfaqet me hije duke ruajtur raportet e ajrosjes.
Rrugëve gjithashtu mund t’u ulet temperatura duke integruar tubacione uji anash tyre. Asfalti duhet minimizuar në përdorim, sidomos për parkingjet. Në vend të tij duhet aplikuar stilizim poroz.
Shatërvanët gjithashtu ndikojnë në uljen e temperaturave duke krijuar xhepa freskimi në cepa të ndryshëm të qyteteve. Planifikimi urban duke lejuar korridore të qarkullimit të ajrit janë gjithashtu vendimtare në shmangien e mbingrohjes së qyteteve.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.