
Si mund të forcojë mendjen eksplorimi i vendeve të reja?
Le të kthehemi pas në kohë në një nga zbulimet më novatore të neuroshkencës në të gjithë historinë. Disa shkencëtarë dikur besonin se truri i njeriut ishte i pandryshueshëm dhe kjo tezë e tyre ra vetëm me kalimin e viteve.
Në vitet 1960, neuroshkencëtari Dr. Marian Diamond vërtetoi e gjitha kjo ishte diçka e rreme.
Dr. Diamond, i cili studioi trurin e Dr. Albert Einstein, vërtetoi se nëse truri ishte në një mjedis të pasuruar, ai mund të rritet dhe të rinovojë lidhjet e tij.
Mënyra se si njerëzit mund të hyjnë në mjedise “të pasuruara”, janë udhëtimet.
Sinapset e ndryshme të trurit ndezen kur njerëzit ekspozohen ndaj ushqimeve, aromave, shijeve dhe ndjesive të reja brenda mjedisit të tyre.
Udhëtimi është një mënyrë që njerëzit mund të zhvillojnë potencialisht lidhje të reja sinaptike dhe të transformojnë mënyrat arkaike të të kuptuarit.
Në librin “Soft-Wired: How the New Science of Brain Plasticity Can Change Your Life”, Dr. Michael Merzenich shpjegon rëndësinë e daljes jashtë zonës së rehatisë dhe përqafimit të të panjohurës.
Sipas tij, njerëzit që udhëtojnë në vende të reja, vazhdojnë të mësojnë gjuhë dhe vazhdojnë të përjetojnë gjëra të reja deri në pleqëri.
Duke u bazuar në këtë, udhëtimi dhe përvojat e reja, në përgjithësi, janë shumë të dobishme për krijimtarinë, sepse sa më shumë informacion të kesh, aq më shumë mësime të reja do të keni.
“Për të qenë më kreativ, një person duhet të mësojë gjëra të reja vazhdimisht. Udhëtimi është një nga mënyrat për të mësuar vazhdimisht, sepse është plot me përvoja të reja, stimuj të rinj, që thjesht do ta mbushin trurin tuaj plot me informacione të reja,” – thotë Dr. Carson.
*Tibo News