Si mund të flisni një gjuhë të huaj në mënyrë më elegante?

Para së gjithash, le të përkufizojmë elegante.

Nga perspektiva e jashtme, me elegance unë mund të kuptoj:

  • Përdorimi i përsosur i gramatikës;
  • Aksent i përsosur vendas;
  • E folur si Mbretëresha e ndjerë e Anglisë;
  • E folur si një personazh në poezinë e Edgar Allan Poe.

Çdo cilësim më sipër kërkon një lloj tjetër të përqendrimit dhe të praktikës.

Në vijim janë disa këshilla praktike për të gjithë ata që duan ti shtojnë elegancë nivelit të tyre gjuhësor në vend të huaj.

  • Modelet e ritmit dhe të zërit

Dëgjoni folësit vendas me kujdes. Mësoni ngritjen dhe rënien e theksit mes fjalive. Kjo do të përmirësojë theksin tuaj.

  • Zanoret

Fokusohuni si prodhohen zanoret e gjuhës së huaj brenda në gojën tuaj. Kjo të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si dëgjuesi vendas të kupton.

  • Bashkëtingëlloret

Kushtojini vëmendje të veçantë bashkëtingëlloreve.

  • Ndiqni programet televizive vendase

Kushtojini vëmendje emisioneve televizive. Dëgjoni se si të tjerët shqiptojnë fjalë në TV.

  • Alfabeti fonetik i shkronjave

Mësoni alfabetin fonetik dhe merrni një fjalor të gjuhës së huaj me simbole IPA.

  • Bisedo me folësit e lindur në vendin e gjuhës së huaj

Praktika e rregullt është gjëja më e rëndësishme për përmirësimin e përvetësimit të theksit të përsosur.

  • Zgjidhni theksin tuaj

Zgjidhni theksin që dëshironi të jetë i juaji dhe përfshihu në tërësinë e burimeve të fjalëve që fliten në atë theks.

  • Lexojini vetes suaj me zë të lartë

Merrni alfabetin tuaj fonetik dhe fjalorin e Gjuhës së Huaj pranë jush dhe lexoni një libër me zë.

  • Këndoni disa këngë të njohura në gjuhën e huja

Mbase kjo mund të jetë gjëja e preferuar sa i përket mësimit të një gjuhe pasi futet në argëtim.

  • Dëgjo theksin formal të gjuhës së huaj në edicionet e lajmeve.

Për të vazhduar me argëtimin, këtu shtojmë dhe informimin mbi atë $ka ndodh nëpër botë, ndaj duhet përfshirë edhe edicioni i lajmeve në mënyrë që të përvetësosh theksin.

  • Imitoni një folës të atij vendi

Në momentin që keni një shembull për të ndjekur, duket sikur gjëja bëhët më e thjeshtë, ndaj mundohuni të merrni më të mirën. Kjo jo vetëm do ju bëjë ta keni më të thjeshtë, por do shikoni përvetësimin në mënyrë të shpejtë.