Si mund ta ‘komandojmë’ trurin për t’u fokusuar në gjëra pozitive

Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se pse i bëjmë disa gjëra. Ose thënë shkurt, edhe pse doni të keni një trup elegant në verë, në fakt nuk hiqni dot dorë nga brumërat dhe çokollatat. Ose mund të mendoni se e meritoni një ngritje në detyrë, por duket se nuk gjeni kohën e duhur për të bërë punë shtesë. Pra natyrshëm lind pyetja, pse vazhdojmë njësoj të bëjmë disa gjëra të mos mundohemi të ndryshojmë?

Neuroshkencëtarja Nicole Vignola thotë se trurit tonë i pëlqen të vërtetojë se ka të drejtë:

“Pra nëse vazhdoni t’i thoni vetes se nuk do arrini kurrë të shkëlqeni, ose nuk do ngriheni kurrë në detyrë, do t’i qaseni atyre gjërave me po atë mentalitet. Në gjuhën shkencore kjo quhet paragjykim konfirmimi dhe është informacion favorizues për të mbështetur një besim. Truri është gjithashtu i programuar që të fokusohet tek negativeti. Neuroshkenca tregon se stimujt negativ nxisin përgjigje më të mëdha në tru sesa ato pozitive. Ne gjithashtu priremi t’u kushtojmë më shumë vëmendje gjërave të këqija dhe të anashkalojmë gjërat e mira, ndoshta deri në evolucion. Ne e quajmë këtë paragjykim negativiteti, dhe kjo shpjegon pse ne priremi të ndalemi më shumë tek negativeti. Për shembull, nëse keni marrë tre komente të këndshme në Instagramin tuaj, por një të tmerrshëm, me shumë mundësi do të shkoni në shtrat duke u shqetësuar për komentin negativ”.

Megjithatë, Nicole thotë se është e mundur të ‘rifikojmë’ trurin dhe se thjesht duke pranuar këtë paragjykim negativiteti, ne bëjmë një hap përpara. Më pas, gjithçka që duhet të bëjmë është të ndryshojmë modelet tona të mendimit për t’u përqendruar në pozitivet.

“Është e mundur të manipulosh trurin”, thotë ajo duke shtuar: “Të qëndrosh tek negativja vetëm sa do të forcojë rrugët nervore për të menduarit negativ dhe shqetësimin. Në vend të kësaj, përqendrohuni në gjërat pozitive për të ndryshuar mentalitetin tuaj dhe kjo përfundimisht do t’ju bëjë të ndikoheni më pak nga ngjarjet negative me kalimin e kohës”.

Për shkak se trurit tonë i pëlqen të funksionojë në rrugën e thjeshtë, duhet një fuqi serioze mendore për të kaluar në një anë pozitive.

“Kur jeni duke krijuar një zakon të ri, po krijoni një rrugë të re nervore. Nuk është ‘asfaltuar’ kurrë më parë dhe nuk ka asnjë pistë për të ndjekur. Në fillim, mund të jetë e pakëndshme dhe e vështirë për të lundruar. Kur qëndroni në një udhëkryq dhe duhet të zgjidhni midis një rruge të re të paasfaltuar dhe një shtegu të vjetër të konsumuar, truri juaj do të jetë më i prirur për të marrë rrugën e lehtë. Sa më pak të udhëtoni në rrugën e re, aq më shumë ajo fillon të zbehet. Por nëse vazhdoni me të, përfundimisht do të bëhet më e lehtë të ndiqni atë rrugë.”

Ndërkohë, një studim i ri ka zbuluar se fitnesi është një mënyrë tjetër për të ‘hakuar’ trurin tuaj. Eksperimenti ASICS Mind Games tregoi se pas katër muajsh ushtrime të rregullta, funksionimi kognitiv, performanca dhe mirëqenia u rritën ndjeshëm.

Studimi shqyrtoi njerëzit që luanin lojëra mendore si shah, kubikë shpejtësie dhe e-sport, por bënin më pak se 30 minuta ushtrime fizike në javë. Gjatë 16 javëve, pjesëmarrësit ndoqën një program trajnimi dhe kardio për të rritur nivelet e tyre të stërvitjes në 150 minuta në javë. Rezultatet u matën nga Brendon Stubbs, një studiues i njohur në lëvizje dhe mendje në King’s College në Londër.

Neuroshkencëtarja Nicole thotë se hakimi dhe rilidhja e nënndërgjegjes suaj ka nevojë për shumë përsëritje dhe vizualizim. “Kjo ndez rrugët e reja dhe i bën ato më të forta. Atëherë vjen gjumi, që është thelbësor në lehtësimin e neuroplasticitetit të ri.’

Por ju nuk mund të hakoni trurin tuaj kur jeni në modalitetin luftarak. “Duhet të ngadalësoni rrahjet e zemrës përpara se të ndryshoni mentalitetin tuaj. Është e pamundur të largoheni nga një situatë negative kur adrenalina juaj është e lartë, pasi është si të përpiqeni të jeni të lumtur kur jeni duke u ndjekur nga një luan. Në vend të kësaj, rregulloni sistemin tuaj nervor përmes frymëmarrjes.’

*Tibo News